Haradinaj: Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron forca e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron forca e Kosovës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:41
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj sot vizitoi Fushë Kosovën.

Haradinaj aktivitetin e tij e nisi me vizitë te familja e Dëshmorit Naser Sekiraqa.

Poashtu kreu i AAK-së para strukturave të Aleancës në Fushë Kosovë shpalosi programin e partisë për mbijetesë dhe zhvillim ekonomik.

Postimi i plotë:

Aktivitetin në Fushë Kosovë, e nisa me vizitën në familjen e Dëshmorit Naser Sekiraqa. Dhembje, krenari e kujtime për të kaluarën tonë të lavdishme, motivim për të ndërtuar të ardhmen.

Më pas, para strukturave të Aleancës në Fushë Kosovë shpalosa programin tonë për mbijetesën dhe zhvillimin ekonomik.
Gjithashtu vëllezërve të Luginës së Preshevës, iu zotova se me të marrë mandatin si President i vendit do të inicoj dhe zbatoj me përpikëri planin e natyralizimit të tyre, duke i pajisur me shtetësi të Kosovës. Me këtë, luginasve do t’u mundësohet realizimi i një të drejte të ligjshme për dy shtetësinë.

Gjatë Qeverisjes së Aleancës, Lugina ishte çdoherë në fokus, kur për herë të parë Kosova kishte ndarë mjete financiare, për ndërtimin e “Parkut të Paqes” në Preshevë, shkollës në Bujanoc, e të tjera.

Edhe tani me adresimin e kërkesave për rikthimin e degës së gjykatës në Preshevë, mundësimin studentëve të juridikut nga Lugina për t’iu nënshtruar provimit të Jurisprudencës dhe angazhimin e praktikantëve në institucione, ministrat tanë dëshmuan se Aleanca i qëndron pranë Luginës me tërë kapacitetin e saj. Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron #ForcaeKosovës. RH 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat