BE lanson projektin 7 milionë euro për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Aktuale

BE lanson projektin 7 milionë euro për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 05:59
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Ambasadori Tomáš Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Ambasadori Tomáš Szunyog, së bashku me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, do të lansojë Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë.

Projekti do të zbatohet deri në janar 2024 dhe ka një buxhet prej 7 milionë eurosh.

Programi i BE për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë synon reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Ai do të ndihmojë institucionet në konsolidimin e kornizës ligjore dhe institucionale, forcimin e pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies, dhe transparencës së gjyqësorit dhe po ashtu do të përmirësojë qasjen në drejtësi për çdo qytetar, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat