​S'ka distancë as në vendin më të rrezikshëm nga Covid-19 në QKUK

Aktuale

​S'ka distancë as në vendin më të rrezikshëm nga Covid-19 në QKUK

Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe pas shumë muajve të ballafaqimit me virusin Covid-19, qytetarët në Kosovë vazhdojnë të mos respektojnë masat anti-covid.

Kjo madje edhe në tendën ku bëhen testimet në QKUK.

Edhe pse të gjithë të dyshuar për Covid-19, sot në mëngjes afër 20 persona duket se nuk e kishin dertin nëse mund të infektoheshin.

Disa pa maska e të gjithë pa distancë, u panë para tendës, ku prisnin për ta bërë testin për Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat