Lansohet Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

Aktuale

Lansohet Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:17
Ilustrim

Shefi i Bashkimit Evropian, Tomas Sznuyogm dhe ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi e kanë lansuar Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë.

Pranvera Ejupi nga ministria e Drejtësisë, në emër të ministrit në detyrë, Selim Selimit, ka thënë se projekti në fjalë do të ndihmojë që të përmbushen objektivat në fushën e drejtësisë.

“Projekti në fjalë është i pari që bën bashkë aktorët kyç të sektorit të drejtësisë në vend dhe që synon t’i përmbushë synimet e këtij projekti”.

“Ne jemi të bindur se me mbështetjen e Bashkimit Evropian, objektivat tona për rend the ligj do të impementohen me sukses”.“E vlerësojmë rolin e Bashkimit Evropian dhe asistimin që është duke dhënë për sistemin e drejtësisë në Kosovës.

“Misioni ynë është që ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat