Infermierja e QKUK-së, partive politike: Qe 11 muaj jam në vetizolim, kur po ju shoh në tubime po më dhemb shpirti

Aktuale

Infermierja e QKUK-së, partive politike: Qe 11 muaj jam në vetizolim, kur po ju shoh në tubime po më dhemb shpirti

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Infermierja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shqipe Kadriu, ka kritikuar partitë politike, të cilat po mbajnë tubime në kohë pandemie.

Infermierja thotë se që 11 muaj ndodhet në vetizolim, ndërsa kur po i sheh tubimet e partive politike po i dhemb shpirti.

Rruga e vetme që bënë ajo thotë se është për të shkuar në punë, në market dhe në banesë.

Postimi i saj i plotë:

Gati 11 muaj nuk kam takuar familjarët e mi, miqtë e mi…qe 11 muaj jam në vetizolim..E vetmja rrugë qe bej qe 11 muaj është punë& shitore & banesë..vetëm që të mos infektohem dhe eventualisht të mos e infektoj askënd (pasi që në çdo dite pune jam kandidat potencial me qenë me Covid) vetëm t'ju shërbej pacientëve..çdo sakrificë e imja si duket askujt nuk i lë përshtypje..andaj kur po ju shoh në këto tubime po më dhemb shpirti…faleminderit populli im që jeni kaq egoist dhe po” kujdeseni”për vete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat