Kurti shkon te baba sheh

Aktuale

Kurti shkon te baba sheh

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:56
Albin Kurti në Gjakovë

Kreu i LVV-së Albin Kurti së bashku me kandidatët për deputetë: nga Gjakova Mimoza Kusari-Lila dhe Agon Batusha, vizituan dje Teqenë e Madhe Ballkanike të Gjakovës.

Ata u mirëpritën nga sheh Musa Shehu dhe sheh Gurfan Shehu.

Sipas një njoftimi nga Vetëvendosja, në takimin e djeshëm me Musa e Gurfan Shehun Kurti ka bashkëbiseduar për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihen migrimit të lartë e sidomos të të rinjve.

Ai ka theksuar se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet e tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo jona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat