Haradinaj: Do t’i krijojmë 30 mijë vende pune

Aktuale

Haradinaj: Do t’i krijojmë 30 mijë vende pune

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:39
Ramush Haradinaj

 “Aleanca është e përkushtuar të kontribuojë për interesa të qytetarëve me çdo parti që dëshiron ta çojë Kosovën përpara”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Gjatë vizitës time në Prizren, vizitova Fabrikën për përpunimin e metaleve ‘Lely’, me pronare Monika Margilaj si dhe thertoren ‘Shantiri’ e mishtoren ‘Xhoshkun’ që janë biznese familjare”.

“Bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë. Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike. Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat