Hoti: Vjosa Osmani pa LDK-në është zero

Aktuale

Hoti: Vjosa Osmani pa LDK-në është zero

Më: 25 janar 2021 Në ora: 21:28
Hoti dhe Osmani

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti beson se është ringjallur partia e tij.

“Ka ringjallje të madhe të LDK-së, për shkak të këtij sllogani që kemi nxjerrë. Nuk jemi parti sezonale, kemi struktura edhe në lagje të fshatrave.”

“Në parim nuk kemi vija të kuqe me partitë e tjera se është e natyrshme se duhet koalicione për të formuar institucionet. Do të jetë e vështirë që të bëjmë koalicion me LVV-në. Nuk është çështje personale”

“Unë e marrë përgjegjësinë e plotë në këto zgjedhje. Unë e marr përgjegjësinë për rezultatin” , tha Hoti në Kanal 10.

Tutje, ai shtoi se Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së.

“Asnjë votë e LDK-së nuk shkon në LVV. Pa LDK mbrapa është zero. Njerëzit e LDK-së nuk e votojnë LVV”, u shprehë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat