Musliu: Mëkat që nuk u përkrah nga partitë tjera Ligji për mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

Aktuale

Musliu: Mëkat që nuk u përkrah nga partitë tjera Ligji për mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

Më: 26 janar 2021 Në ora: 01:11
Ganimete Musliu

Kandidatja për deputete në radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se është mëkat që nuk është përkrahur nga partitë tjera Ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, e me theks të veçantë LDK-ja e VV-ja.

Ndaj këtij projektligji që ishte propozuar nga PDK-ja, kishte pasur reagime, përfshirë edhe nga ambasadat e huaja. Ishte konisderuar se mohon të drejtën e shprehjes së lirë.

“PDK-ja asnjëherë nuk inicion ligje që mohojnë të drejtën e shprehjes së lirë nga askush e askënd. Konsideroj se ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës është mëkat që nuk u përkrah, e me theks të veçantë nga LDK-ja e VV-ja. Nuk ishte ligji më i mirë i mundshëm, ofruam projektligj e ishim të hapur mes dy leximeve ta plotësojmë me amendamente. Por, refuzimi kategorik i partive tjera tregon më së miri në çfarë gjendje jemi si shtet. 21 vite pas luftës nuk kemi ligj të tillë”, ka deklaruar Musliu.

Ajo ka shtuar se PDK-ja e ka propozuar një ligj të tillë mandatin e kaluar.

“Ka shumë propagandë nëpër media se është nisur një iniciativë e tillë në një momentum kur është pritur arrestimi i liderëve tanë”, ka deklaruar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat