Frika e Baton Haxhiut nga Albin Kurti, shkak “teza e Ukshin Hotit”

Aktuale

Frika e Baton Haxhiut nga Albin Kurti, shkak “teza e Ukshin Hotit”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 26 janar 2021 Në ora: 08:43
Albin Kurti dhe Baton Haxhiu

Miku i ngushtë i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, Baton Haxhiu që luftoi me mish e shpirt Lëvizjen Vetëvendosje, është dorëzuar kundrejt fuqisë dhe rritjes së partisë së Albin Kurtit në Kosovë, e tash ka marrë mision të ri.

Baton Haxhiu po e parasheh një rritje të Vetëvendosjes edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni, ku thotë se brenda pak vitesh, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë pushtet në të gjitha trevat shqiptare.

Haxhiu nuk ka probleme direkt me rritjen dhe pushtetin e Albin Kurtit e Lëvizjes Vetëvendosje, por me mundësinë e bashkimit kombëtar, kur VV-ja të ketë pushtet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Padyshim që Baton Haxhiu nuk e dëshiron bashkimin kombëtar, pasi ndoshta ende merr urdhra nga zyrat e Beogradit.

Baton Haxhiu ka dëshmuar që çdo herë që vijnë në shprehje planet serbe në zbatimin e tyre, është ai “bajraku” që u paraprin atyre. Ende pa folur Aleksandër Vuçiq në Beograd, shfaqet Batoni në Prishtinë dhe flet për pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Këtë e kishte dëshmuar edhe gjatë viteve të 90’ta, ku pas takimit me Stanishiqin, kishte paralajmëruar dhunën në Kosovë.

Pastaj shkrimi i tij anti-kombëtar, ku bën thirrje që Veriu i Kosovës t’i kalojë Serbisë, me pretekstin se “Ne nuk mund të jetojmë me frikën se çka do të bëhet në atë territor, Veriun e Kosovës”.

Gjithashtu, Haxhiu ishte i pari që tha se pika 2 e marrëveshjes Kosovë-Serbi ka të bëjë me amnistimin e krimeve të luftës në Kosovë, nga ana e serbëve. Esenca e kësaj pike është që Kosova asnjëherë të mos e padisë shtetin e Serbisë, ndërsa kjo e fundit asnjëherë t’i kërkojë falje Kosovës.

E kur Albin Kurti e akuzoi publikisht se Baton Haxhiu ka mendësi të Stanishiqit, duke shtuar se ai është pikëpresja e shumë gjërave në Kosovë, filloi edhe lufta speciale e Haxhiut kundër Kurtit, në bashkëpunim me Thaçin në Prishtinë, e Ramën në Tiranë.

Baton Haxhiu gradualisht është tërhequr nga qëndrimi i tij se Albin Kurti është opozitar i përjetshëm. Ai tani ka një mision të ri, por kësaj radhe pa bashkëpunimin me Thaçin, por vetëm me Ramën, atë të stopimit të Vetëvendosjes në Shqipëri.

Çdo mundësi e pushtetit të VV-së në Kosovë, e në tjetrën anë në Shqipëri, do të thoshte bashkim kombëtar në mundësinë e parë, pasi kjo është edhe një ndër kauzat e formimit dhe rritjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Plani i Albin Kurtit për bashkim kombëtar niset nga teza e Ukshin Hotit, e cila thotë se “Bashkimi Kombëtar dhe Bashkimi Evropian nuk e zëvendësojnë njëra tjetrën, por as nuk e kundërshtojnë njëra tjetrën”, pra, Kurti synon që të përafrohet maksimalisht me Shqipërinë, për t’u bashkuar, pa rënë në kundërshtim me Bashkimin Evropian. Sipas Kurtit, nga ky bashkim përfiton edhe Bashkimi Evropian.

Teza e bashkimit kombëtar sigurisht që është zbehur viteve të fundit, kjo krejt për shkak të idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, e gjithashtu pa përjashtuar tërësisht edhe ndarjen e Kosovës. Askush nuk mund të merret me bashkimin e trevave shqiptare, përderisa duhet t'i dalim në mbrojtje ideve djallëzore për copëtimin e Kosovës. Porsa kjo ide të vdes tërësisht, ndonëse është në frymën e fundit, të gjithë shqiptarët duhet të ngriten për një kauzë, bashkimin kombëtar.

E në këtë plan, pengesa do të jetë soji i Baton Haxhiut me shokë, por që “dorëzimi” i radhës do të jetë i pashmangshëm. Sa të ketë shqiptarë gjallë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat