Kusari-Lila: Edhe 4 ditë Liburn Aliu i bën 3 vjet nga dënimi

Aktuale

Kusari-Lila: Edhe 4 ditë Liburn Aliu i bën 3 vjet nga dënimi

Më: 26 janar 2021 Në ora: 21:28
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka folur rreth vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sipas të cilit është hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo është vërtetuar pjesa ku KQZ’ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë.

Kusari-Lila në Pressing ka thënë se kandidati të Vetëvendosjes, Liburin Aliu i skadon afati më 31 janar, rrjedhimisht edhe 4 ditë i njëjti lirohet nga ngarkesa që i është vënë.

“Në rrethana absurde sikur është rasti me zonjën Demaj Murtezi për një denim trafiku, rast të cilin se ka procedu as prokuroria as pala dhe ka përfundu në gjykatë, është kry me pagesë dënimi. Apo edhe rasti i zotrit Aliu afati i të cilit skadon më 31 janar e zgjedhjet janë më 14 shkurt. Do të thotë Liburni edhe 4 ditë lirohet nga ngarkesa të cilën ja kanë vënë. Situata të tilla po shkojnë në ekstremin tjetër”, ka thënë Kusari-Lila.

Kujtojmë se ndaj këtij vendimi, Lëvizja Vetëvendosje mund të ankohet në Gjykatën Supreme dhe ka 24 orë afat për ta bërë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat