Daut Haradinaj: Nëse Kurti bëhet kryeministër dhe Haradinaj president, kufiri me Malin e Zi kthehet ku ka qenë

Aktuale

Daut Haradinaj: Nëse Kurti bëhet kryeministër dhe Haradinaj president, kufiri me Malin e Zi kthehet ku ka qenë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:02
Daut Haradinaj

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se ka dashur t’i thotë Albin Kurtit në Kuvend që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt.

“Unë ja kam thënë Kurtit dhe do t’ia them gjithmonë. Vjosa Osmani atë ditë ka bërë një gabim që nuk ia ka dhënë fjalën Daut Haradianjt dhe nga ajo ditë unë asnjëherë nuk i kam shkuar në zyre. Unë kam dashur të replikojë, kam dashur t’i them Kurtit që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt, as demarkimin me Malin e Zi nuk e kemi bërë ne”.

“Kërkesa jonë e qartë është realizuar dhe ka hyrë në ligj. Ata duhet  t’i ndihmojnë AAK-së për me u kthy kufiri ku ka qenë. Nuk duhet për një grusht votash të sulmohet AAK-ja për demarkacionin. Ai më ka quajtur mercenar dhe une e kam quajtur dezertor. Unë e di që ka qenë në tension por s’mund ta fyesh askënd”.

Haradinaj ka thënë se nëse Kurti do të jetë kryeministër dhe Haradinaj president do të zgjidhet problemi i demarkimit dhe kufiri do të kthehet ku ka qenë.

Haradinaj gjithashtu foli edhe për familjen Gërvalla dhe për deklaratat e Donika Gërvallës.

“Kam respekt për familjen Gervalla. Unë kam qenë komandat i brigadës së babait të Donika Gervallës. Beogradi më konsideron kriminel, porse Donika është koritë me mua. Nëse ajo ka prova që kam bërë krim, le të shkojë në vendin e duhur. S’duhet të maltretohet populli më me akuza politike. Më akuzonin për kazino dhe kur erdhi puna për ligjin për kazino, mezi i kam bërë deputetët që të votohet ligji”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat