Kosova dhe Lituania me ujdi për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë

Aktuale

Kosova dhe Lituania me ujdi për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:33
Foto nga takimi

Në Stokholm të mërkurën u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci –Sherifi.

Sië bën të ditur Ministria e Financave, në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.

Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 17 Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi, transmeton .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat