Haradinaj-Stublla: Kosova e gatshme për dialog me epilog

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Kosova e gatshme për dialog me epilog

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:39
Foto nga takimi

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla,  zhvilloi sot një takim me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin, .Arne Sannes Bjørnstad dhe Ambasadorin Norvegjez në Prishtinë, Jens Erik Grøndahl.

Ajo u shpreh se duke qenë se Ambasadori Bjørnstad është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit dhe raportit të ndërlikuar Kosovë – Serbi, në këtë takim u diskutua gjerë kompleksiteti i kësaj çështjeje.

“Kosova për më shumë së një dekadë, ka qenë e përkushtuar dhe e angazhuar në dialog, por pa epilog. Tani, Kosovës dhe Serbisë i duhet dialog me epilog, dhe kjo duhet të ndodhë të afat sa më të shkurtër – që të ndodhë njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues, dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor përfundimisht të hyjnë në agjendën euro-integruese. Ky ishte mesazhi që përcolla sot, duke theksuar gatishmërinë e Kosovës për të respektuar një agjendë të definuar të dialogut në aspektin kohor, nën lidershipin e SHBA-ve dhe në koordinim me BE-në, gjithnjë duke ruajtur tri parimet e panegociueshme të Kosovës: integritetin territorial, rendin Kushtetues, dhe karakterin unitar të vendit”, u shpreh ajo.

Kryediplomatja kosovare falënderoi Norvegjinë për përkrahjen ndaj Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis të dyja vendeve.

Ajo tha se pret që Norvegjia të jetë mbështetëse e Kosovës në aspiratën për anëtarësim në NATO, për të zgjeruar diametrin e sigurisë dhe stabilitetin në rajon edhe më gjerë.

“Teksa Kosova është drejt procesit zgjedhor, bëra të ditur se nuk do të ketë asnjë vakum institucional, dhe se do të vazhdojë traditën e zgjedhjeve të lira e demokratike”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat