Bajram Gecaj e quan pishpirik Jusuf Thaçin

Aktuale

Bajram Gecaj e quan pishpirik Jusuf Thaçin

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:42
Bajram Gecaj

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj e ka quajtur pishpirik analistin Jusuf Thaçin.

Gecaj ka shkruar në llogarinë e tij në facebook se Thaçi dje gjatë një debati televizivë ka thënë se Rugova ka sabotuar ish unionin studentorë por edhe UCK-në.

Ai ka thënë se këto nuk qëndron, pasi nëse do të ishin sabotuar atëherë këto organizata nuk do të ekzistonin fare.

Tutje, Gecaj nuk është kursyer duke thënë se ky soj fundërrinash prej analistëve po ja fusin kotë dhe po flasin palidhje për shkak të parave dhe qejfit të rivalëve të LDK-së.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Ky pishpiriku Jusuf Thaci paska thënë mbrëmë se Ibrahim Rugova kishte sabotuar ish unionin e studentëve por edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e shumë çështje tjera të paqena. Nëse Ibrahim Rugova do të sabotonte këto dy organizata, ato nuk do të mund të ekzistonin fare, sepse sabotimi i Ibrahim Rugovës do të nënkuptonte sabotim nga ana e vet popullit. Është e tmerrshme se si ky soj fundërrinash prej analistëve ja fusin krejtësisht kot dhe flasin pa lidhje për shkak të lekëve dhe qejfit të rivalëve politik të LDK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat