Deklarata bombë e Enver Hoxhajt: Kurtin e fus në xhep në çdo debat, edhe atë në pikë të natës

Aktuale

Deklarata bombë e Enver Hoxhajt: Kurtin e fus në xhep në çdo debat, edhe atë në pikë të natës

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:39
Albin Kurti, Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike, Enver Hoxhaj, është i bindur se në çdo debat do ta mundte kundërkandidatin, Albin Kurti

Ai në një takim me simpatizantë gjatë së mërkurës mbrëma, tha metaforikisht se “Kurtin do ta fuste në xhep pas çdo debati”.

“Albini po ikë, Albini s’po guxon me dalë në debat se ai e di që për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për arsim, për ekonomi, jo qysh jam tash çut, po me më çu prej gjumit në 2 të natës në pizhame, Albin Kurtin e shti në xhep në çdo debat”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj e pati ftuar Kurtin në pesë debate për të diskutuar për shumë fusha, por Kurti e ka refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat