Kurti pret që në zgjedhje të dalin një milion votues: Do t’i marrim së paku 50 për qind

Aktuale

Kurti pret që në zgjedhje të dalin një milion votues: Do t’i marrim së paku 50 për qind

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:38
Albin Kurti

Mbi gjysma e votave thotë se do të jenë për Lëvizjen Vetëvendosje.

I nomuniuari i këtij subjekti politik për Kryeministër, Albin Kurti, këtë e ka thënë gjatë një debati të organizuar tre ditë më parë nga instituti ndërkombëtar Wilson Center, ku ka thënë se pret që në zgjedhje të dalin një milion votues.

Kurti është shprehur se 14 shkurti është referendum, ku bëhet zgjedhje mes gardës së vjetër dhe epokës së re të politikanëve.

“Të gjitha sondazhet tregojnë se do t’i mbledhim së paku 50 përqind të votave. 14 shkurti nuk është thjeshtë një raund i radhës i zgjedhjeve, por një referendum ku njerëzit do të zgjedhin mes figurave të ndryshme të gardës së vjetër dhe politikanëve të epokës së re”, është shprehur ai.

Në këtë bashkëbisedim ai ka shpalosur dy konceptet që sipas tij janë duke u kërkuar domosdoshmërisht në vend.

“Po garojmë me koncept që na bëjnë bashkë “Vendet e punës” dhe “Drejtësia”. Dy janë alternativat tona për të ardhmen, “Vende pune” dhe “Drejtësi”. Këto janë fondamentalisht duke u kërkuar në Kosovë”.

Bartësi i listës së Vetëvendosjes së cilit është duke iu kontestuar pjesëmarrja në zgjedhje, ka shpjeguar edhe bashkëpunimin me Vjosa Osmanin, duke thënë se qytetarët s’kanë dilema që t’i mbështesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat