Nuk iu lejua kandidimi në zgjedhje, por analisti nga Amerika parashikon që Kurti të fitojë 400 mijë vota

Aktuale

Nuk iu lejua kandidimi në zgjedhje, por analisti nga Amerika parashikon që Kurti të fitojë 400 mijë vota

Nga: A.Zh Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:43
Albin Kurti

Analisti nga Amerika Bleron Baraliu, ka reaguar pasi Gjykata Supreme ka vendosur që të mos ia lejojë Albin Kurtit kandidimin për deputet.

Baraliu ka thënë se megjithëse nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, do t’ia thyejë rekordin Ibrahim Rugovës.

Ai parashikon që VV-ja të marrë 400 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell Bota sot.

“Kështu paska qenë e shkruar - që Albin Kurti t’a thyejë rekordin e Ibrahim Rugovës pa marrë pjesë fare në listë. Nr.1= zbrazet. #400K vota!”, ka shkruar Bleron Baraliu në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat