Ish-këshilltari thotë se Albin Kurti po i frikësohet Hashim Thaçit, ja si e quan atë

Aktuale

Ish-këshilltari thotë se Albin Kurti po i frikësohet Hashim Thaçit, ja si e quan atë

Nga: A.Zh Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:44
Hashim Thaçi, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, e ka quajtur “politikan embrional” Albin Kurtin.

Ai ka thënë se është dashur që ish-presidenti të shkonte, që të vinte Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, përcjell Bota sot.

Sipas Behramajt, zgjedhjet e 14 shkurtit janë teatrale për Kurtin, duke e akuzuar atë se po përpiqet të viktimizohet.

"Edhe politikë të jashtme, njëjtë sikurse sot, bën me inatet e tij të brendshme, sepse edhe duarlidhur i frikësohet Hashim Thaçit", ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Behramajt në Facebook:

Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet. Tash ia paska nisur ta quajë edhe mbret. Sa ka qeverisur Hashim Thaçi, Albin Kurti ka mundur të jetë vetëm një politikan embrional. Një miniaturë politike. U dashtë ai të shkonte, që ky të mund të vinte në pushtet!

Prej kur Hashim Thaçi nuk është kryeministër, faktikisht ne kemi pasur paralizë të vendimmarrjes institucionale. Kjo ia ka siguruar “shtratin" e përsosur këtij demagogu, që vakumin e krijuar ta plotësonte me politika populiste. Për të edhe këto zgjedhje janë vetëm teatrale, sepse nga frika e daljes prej terrenit pjellor politik, sërish do të përpiqet të viktimizohet. As pushtetin nuk ka guxim ta marrë. Edhe politikë të jashtme, njëjtë sikurse sot, bën me inatet e tij të brendshme, sepse edhe duarlidhur i frikësohet Hashim Thaçit.

Albin Kurti i është gëzuar më së shumti aktakuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sepse në të kundërtën edhe kushedi sa vjet do të sorollatej me gaz lotsjellës nëpër duar, duke i sulmuar institucionet, për të cilat asnjëherë nuk dha kontribut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat