AAK premton hapjen e vendeve të reja për rininë: Janë shpresa dhe e ardhmja e Kosovës

Aktuale

AAK premton hapjen e vendeve të reja për rininë: Janë shpresa dhe e ardhmja e Kosovës

Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:41
AAK

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, thotë se rinia është shpresa dhe e ardhmja e sigurtë e Kosovës.

Lekaj përmes një fotografie të shpërndarë në Facebook, ku shihen shumë të rinj shkruan “Takimi i sotëm ishte nga takimet më të mira, plot shpresë dhe vullnet nga rinia që në të ardhmen e afërt do të mbajë shtetin të fortë në të gjitha aspektet, socio-ekonomik, politik dhe diplomatik”.

Sipas Lekajt, Aleanca do t’i angazhojë të rinjtë dhe të rejat me anë të hapjes së vendeve të reja të punës.

“Kështu si sot, të bashkuar, do të punojmë së bashku që vendi jonë të gëzojë sa më shpejt shumë ditë të mira. Bashkë do ja dalim! Numri im është 7”, shkruan Lekaj pos tjerash.

Postimi i plotë:

Rinia është shpresa dhe e ardhmja e sigurtë e Kosovës.

Takimi i sotëm ishte nga takimet më të mira, plot shpresë dhe vullnet nga rinia që në të ardhmen e afërt do të mbajë shtetin të fortë në të gjitha aspektet, socio-ekonomik, politik dhe diplomatik.
Energjia që ka rinia jonë është e pashterrshme, dhe ne sot ju prezentuam programin e Aleancës për qeverinë e ardhshme, që do të angazhoj të rinjët dhe të rejat e vendit, me anë të hapjes të vendeve të reja të punës.

Kështu si sot, të bashkuar, do të punojmë së bashku që vendi jonë të gëzojë sa më shpejt shumë ditë të mira.

Bashkë do ja dalim!

Numri im është 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat