Serbët ia ndërprejnë vizitën Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë, publikohen pamjet

Aktuale

Serbët ia ndërprejnë vizitën Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë, publikohen pamjet

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:46
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot në Mitrovicë

(E plotësuar 17:55) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe u.d së presidentes Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme kanë kryer një vizitë në veri të Mitrovicës.

Mirëpo, gjatë ditës ata hasën në disa pengesa për shkak që disa serbë tentuan ta ndërprejnë agjendën e tyre.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e LVV, Arlind Manxhuka për këtë çështje.

Manxhuka ka konfirmuar se tubimi është mbajtur sikur ka qenë në agjendë.

“Tubimi është majt sikur ka qenë në agjendë, siç ka qenë e paraparë deri në fund”, tha ai.

***

Gjatë vizitës së sotme të kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosjes” dhe u.d  së presidentes Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në këtë pjesë.

Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri.

Kjo ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit.

Aty shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve të Kosovës. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit, shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët.

Pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat