Kurti dhe Osmani në veri, kështu u reagon Lushtaku

Aktuale

Kurti dhe Osmani në veri, kështu u reagon Lushtaku

Nga: A.Zh Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:38
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot në Mitrovicë

Mërgim Lushtaku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar vizitën në veri të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurtin dhe U.D së presidentit Vjosa Osmanit.

Ai ka kujtuar se për këtë ditë kishte punuar Hashim Thaçi, i cili sipas Lushtakut, ka shuar strukturat paralele në veri, përcjell Bota sot.

Postimi i Lushtakut në Facebook:

Sot është lehtë për të shkuar në Veri, pasi Hashim Thaçi, i shuajti strukturat paralele, e integroi sistemin gjyqësor dhe bëri që rendi dhe ligji të mbizotërojë në këtë pjesë, si çdo kund në Kosovë.

Defilo Albin defilo, Kosova ka pasur burra që kanë punuar për këtë ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat