“Ja q*** n***”, “P*** i shqiptarëve”, kështu i ofenduan serbët Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin në Mitrovicë

Aktuale

“Ja q*** n***”, “P*** i shqiptarëve”, kështu i ofenduan serbët Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin në Mitrovicë

Nga: A.Zh Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:27
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot në Mitrovicë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe u.d së presidentes Vjosa Osmani, kanë vizituar sot qytetin e Mitrovicës.

Përveç pjesës jugore, Kurti dhe Osmani kanë vizituar në këmbë edhe pjesën veriore. Por, aty kanë hasur në një pengesë të serbëve. Dhjetëra serbë, kanë penguar dy politikanët e Kosovës gjatë vizitës së tyre, duke i ofenduar ata me britma dhe fjalë të ulëta në rrugë.

“Ja q*** n***”, ishte ofendimi i parë që serbët hodhën në gjuhën shqipe në drejtim të Kurtit dhe Osmanit.

Më pas ata vazhduan ofendimet “N**** shqiptarëve”, “P*** i shqiptarëve” në gjuhën serbe. Qytetarët serbë kanë brohoritur edhe kundër UÇK-së, duke thënë se “këtu i thonë Serbi”.

Në videot e publikuara në media, shihet prani e policëve të Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat