Zaimi e zbulon: Kurtin dhe Osmanin tentoi ta pengonte mafia ballkanike e këtyre dy partive politike

Aktuale

Zaimi e zbulon: Kurtin dhe Osmanin tentoi ta pengonte mafia ballkanike e këtyre dy partive politike

Nga: A.Zh Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:58
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dje në Mitrovicë

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se vizitën e liderit të VV-së Albin Kurtit dhe u.d së presidentes Vjosa Osmanit në veri të Mitrovicës, tentoi ta pengonte mafia ballkanike.

Ai ka thënë se ky ishte aksion i koordinuar publik mes PDK-së dhe Listës serbe, përcjell Bota sot.

Zaimi e ka quajtur të pasukseshëm këtë aksion.

Reagimi i tij në Facebook:

1. E deshën s’e deshën, Vjosa Osmani është aktualisht Presidente e Kosovës, dhe me u gëzu që presidentja nuk mundet me shku në një pjesë të territorit të shtetit ku këta (PDK e LDK) kanë qeverisë që 20 vjet, kjo s'do koment.

2. Albinin sot tentoi ta pengojë mafia ballkanike. Koalicioni PDK&Srpska sot zhvilloi aktivitetin e parë të koordinuar publik: tentimin e pasuksesshëm që ta pengojë kryeministrin, si në veri, si në jug të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat