Analisti ka këtë pyetje për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në pasi Kurti e Osmani u penguan në Mitrovicë

Aktuale

Analisti ka këtë pyetje për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në pasi Kurti e Osmani u penguan në Mitrovicë

Nga: A.Zh Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:32
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dje në Mitrovicë

Opinionisti Sulejman Mehazi, ka folur për pengesën e serbëve gjatë vizitës së lideri të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe u.d së presidentes Vjosa Osmani, dje në veri të Mitrovicës.

Ai ka pyetur PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se nga pavarësia e deri më sot, se, e kujt është Mitrovica e Veriut, përcjell Bota sot.

Mehazi ka thënë se këto parti kanë zhgënjyer qytetarët e Kosovës.

Reagimi i tij i plotë:

Pasi Kurti e Vjosa u penguan

Pasi Kurti e Vjosa u penguan, por këmbëngulja e tyre e bëri që të hyjnë në Mitrovicë të Veriut, atëherë ju pyesim juve të PDK, LDK, AAK që keni sunduar qeverinë e Republikës së Kosovës që nga Pavarësia e 2008 deri më sot, se, e kujt është Mitrovica e Veriut, e Kosovës apo e Serbisë? Domethënë ju gjatë cikleve zgjedhore keni gënjyer qytetarët e Kosovës?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat