Profesori nga Parisi ngre alarmin për qytetarët e Kosovës, ja çfarë i’u kërkon

Aktuale

Profesori nga Parisi ngre alarmin për qytetarët e Kosovës, ja çfarë i’u kërkon

Nga: M.H Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 07:28
Nezir Kraki

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki përmes një postimi në facebok ka “ngreh” alaramin për qytetarët e Kosovës.

Kraki iu drejtohet qytetarëve të mos shkojnë në tubime të partive politike pa maska e masa mbrojtëse, përcjell “Bota sot”.

Profesori thotë që të mos e rrezikojnë shëndetin e tyre pë rata që pas zgjedhjeve I harrojnë ata dhe hallet e tyre dhe ju thotë që pasi është gjendja me virusin të mos rrezikojnë shëndetin e tyre.

Dhe sidomos, mos shkoni n’tubime pa masken kunder mashtrimeve e rrenave, përfundon Kraki.

Postimi i plotë

Alarm!

Është totalisht e pakapshme të shkohet n’tubime partiake, të rrezikohet vetja dhe të tjerët, e në fund të mos kesh as ku shërohesh pikërisht për faj të atyre që fuqizohen në po ato tubime.

Qytetarë t’dashun, mos u mashtroni për të njemiten herë nga ata që një ditë pas zgjedhjeve ju harrojnë dhe ju lejnë me hallet e juja. Mos e rrezikoni shëndetin për një kafe mashtruese sepse ju garantoj që ata te cilet ju kanë mashtru me vite rresht, s’kanë çka ju propozojnë. Programi i tyre politik është veç vetja e tyre, jo ju as hallet e juja.

Mos shkoni n’tubime pa maska dhe pa masa mbrojtëse sepse gjendja me virusin veç sa po rendohet në mbarë Evropën.

Dhe sidomos, mos shkoni n’tubime pa masken kundër mashtrimëve e rrenave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat