Albin Kurti mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit

Aktuale

Albin Kurti mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:19
Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Për mes një shënimi në Twitter Kurti ka përshëndetur këtë zhvillim duke shpresuar në thellim të mëtejmë të raporteve edhe në sfera tjera.

“Mirëpresim këtë lajm të mirë të ditës së sotme ku Republika e Kosovës dhe Shteti i Izraelit vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Ne shpresojmë se do të punojmë së bashku në thellimin e marrëdhënieve tona politike, ekonomike dhe kulturore”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat