Zemaj premton për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës nëse LDK vjen në pushtet

Aktuale

Zemaj premton për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës nëse LDK vjen në pushtet

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:38
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka premtuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës përbrenda mandatit të LDK’së, nëse subjekti politik të cilit ai i takon arrin ta marrë pushtetin.

Zemaj, i ftuar në emisionin ‘Kosova Voton’, ka deklaruar se përbrenda këtij viti planifikohet të nisë tenderimi i saj.

Po ashtu, ka deklaruar se kryetari i Prishtinës është pro kësaj ideje.

“Brenda një mandati, në këtë vit planifikojmë dhe nisin deri te tenderimi i saj. Unë kom pas kontakte personale edhe me kryetarin e Prishtinës, ai është pro asaj ideje. Nuk shoh ndonjë problematikë ligjore që të fillojë ky projekt, i cili është prioritet në shëndetësi”, deklaroi Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat