U prit me brohoritje por Kurti ka jep një mesazh të fuqishëm nga Skënderaj

Aktuale

U prit me brohoritje por Kurti ka jep një mesazh të fuqishëm nga Skënderaj

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:59
Albin Kurti

Albin Kurti sot gjatë vizitës së tij në Skënderaj ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive në zgjedhje.

Ai në një lokal para të pranishmëve ka thënë se Vetëvendosje do të dale e para, se nuk ka kush tjetër.

“Thuani miqve e dashmairëve që keni, farefisit tuaj, që të dilni masovikisht në zgjedhje, sepse fitorja kësaj radhe nuk është veç me dalë të parët, se s’ka kush del i pari, na kena me dalë të parët”, ka deklaruar Kurti.

Kujtojmë se Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt.

Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.

Në një video të publikuar shihet se si Kurti gjuhet me vezë, i cili ka shkuar atje për fushatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat