Haliti: Nuk besoj se Hoxhaj ka thënë se kërkon azil në Beograd nëse fiton UÇK, nëse dikush ka fakte t’i tregojë

Aktuale

Haliti: Nuk besoj se Hoxhaj ka thënë se kërkon azil në Beograd nëse fiton UÇK, nëse dikush ka fakte t’i tregojë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 22:45
Xhavit Haliti

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratën e kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt ku thotë se Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd, nëse UÇK e fiton luftën .

Xhaviti ka thënë se nuk e beson një gjë të tillë por ka vazhduar se njeriu në momente të caktuara edhe mund të thotë.

“Nuk e kam dëgju, kam lexu, kam dëgju edhe deklarata publike por Enver Hoxhajn e kemi zgjedh ne dhe njeriu në momente të caktuara edhe mund të thotë. Nuk e besoj se nuk e kam dëgju, as nuk e kam të shkruar dhe nuk e kam taku një njeri që e ka dëgju duke thënë ashtu. Nëse kanë fakte le t’i qesin. Edhe me pas fakte nuk e besoj që ka pasoja”, ka thënë Haliti.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ishte përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje të mos votohet Nisma.

“Edhe unë kam një apel për të gjitha familjet dhe çdo bashkëluftëtar mos e votoni Enver Hoxhën, edhe po tregoj pse në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëtar të mi dhe tjerë luftonim për lirinë e Kosovës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd, nëse UÇK e fiton luftën. Prandaj i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e votojnë dikë i cili më dëshirë̈ do të kërkonte azil në Beograd se sa të shihte fitorën e UÇK-së”, kishte deklaruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat