Analisti nga Amerika përplaset me zyrtarin e LDK-së: Kështu po rritet Vetëvendosje

Aktuale

Analisti nga Amerika përplaset me zyrtarin e LDK-së: Kështu po rritet Vetëvendosje

Nga: N. H Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 00:06
Albin Kurti

Analisti nga Amerika Bleron Baraliu, gjatë ditë ka deklaruar se merita të mëdha për njohjen e Izraelit ka Albin Kurti.

Kësaj deklarate i reagoi përmes një postimi në Facebook, zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta, përcjell “Bota sot”.

Kurse, në këto momente është lajmëruar edhe njëherë analisti Baraliu. Ai përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij e ka quajtur naiv Metën e LDK-së, ndërsa ka bërë me dije se çfarëdo që bëjnë partitë politike në vend, e gjitha shkon në favorin e Vetëvendosjes.

Ja shkrimi i tij:

Po ndihem i jashtëzakonshëm dhe interesant, sepse kam ardh në një pikë kur sa po më sulmojnë VV-istat, aq po me gjuhën LDK-kinse-rugovistat (veç lexone naivitetin e Bardhyl Metas në status), e madje edhe PDK-izmistat. Veç me AAK e NISMA kësaj radhe si duket nuk kam 'kacafytje'.

Sidoqoftë, me duhet të flas nga del shpirti, më së shumti në hak duket të i kem hyrë VV-së këtë vit - sepse kam insistuar tash sa kohë që 50% nuk është e mundur dhe VV do të 'ftohet' nga momentumi fillestar, por rezultatet analitike dëshmojnë një ngritje shtese - të pabesueshme do të thoja - në 7 ditët e fundit. Me hamendje do thoja VV ka renë - me evidencë ka rritje relative mbi 10%!

Siç po get, çfarëdo që po bën LDK e PDK, KQZ, Mitrovica, Izraeli, Skenderaj, Berati etj. - veç po shkojnë duke e rritë VV-në. Kjo edhe s’ka kuptim, por thonë amerikanet: "it is what it is!"

E di se kjo tingëllon e njëanshme dhe favorizuese për të dëshpëruarit, por militantët e VV e dinë mirë sa here 'ua kam thy kerrin', dhe secili që me njeh e kupton se në analizë unë përdor së paku 200-300 mijë të dhëna (jo sondazhe të thjeshta, sepse Kosova to trullon sondazhet me suigeneris), dhe emocionet i anuloj absolutisht pa mëshirë në vlerësim të të dhënave dhe fakteve.

Në gjetsha kohë nesër, nëse jo atëherë pasnesër, do të shtjellojë rezultate në disa detaje, por jam i sigurt që edhe sondazhet klasike do të ju dëshmojnë rritjen e pabesueshme të VV-së në momentin e parë.

Sa i përket parashikimeve dhe pozicionit tim, po shtoj se unë kur nxjerrë rezultate rrezikoj veç kredibilitetin tim nëse i mshoj paushall qysh po kujtojnë bardhylat, dhe këto zgjedhje janë më të vështirat ndonjëherë për tu parashikuar, por dosido, më mirë me u korit me transparencë e sinqeritet, se me ruajt track recordin par excellance deri më tash

Xoxo të gjithë militantëve

P.s. Bardhyli e dine mirë sa të sakta janë parashikimet e mia, prandaj shqetësohet kaq trishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat