Pacolli: AKR-ja do t’ia rrisë votën LDK-së

Aktuale

Pacolli: AKR-ja do t’ia rrisë votën LDK-së

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 21:17
Pacolli dhe Hoti

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se pjesëmarrja e kësaj partie në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, do ta rris votën e LDK-së.

“Po të ishim bashkë në vitin 2017, LDK-ja do të dilte e para në zgjedhje aso kohe. Për votuesit e AKR-së është kënaqësi ta votojë listën e LDK-së, sepse jemi një brum”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se nuk do të tërhiqet nga politika e Kosovës, edhe pse ndjehet i përmbushur në jetë me çdo gjë.

“Në jetën time jam i përmbushur, e kam arritur çdo gjë në jetë dhe politikën nuk e kam pasur nevojë. Por ideja që të kontribuoj për vendin tim, me ka shtyrë të jem në politikë”, ka thënë Pacolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat