Kush i prin listës së VV-së, Albin Kurti apo Vjosa Osmani, flet bashkëpunëtori i kësaj të fundit

Aktuale

Kush i prin listës së VV-së, Albin Kurti apo Vjosa Osmani, flet bashkëpunëtori i kësaj të fundit

Nga: A.M. Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:01
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Sipas Komisionit Qindorë Zgjedhor, Vjosa Osmani do t`i prijë listës së kandidatëve për deputetë të  Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këtë gjë e ka mohuar bashkëpunëtori i Vjosa Osmanit.

Përmes një postimi në Facebook, Lendrit Iljazi, zyrtari i lartë ekzekutiv i stafit të kabinetit të u.d të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo do ta mbaj numrin 2.

“Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti”, ka shkruar Iljazi në Facebook.

Postimi i plotë:

Zonja Vjosa Osmani në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje e mbanë numrin 2. Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti.

Çfarëdo lajmi tjetër për të bërë sensacion medial është i pavërtetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat