Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikuesve të Kurtit: Çka po turreni si hienat, pse po e shani fitimtarin?

Aktuale

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikuesve të Kurtit: Çka po turreni si hienat, pse po e shani fitimtarin?

Nga: G.B Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 10:08
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori Çun Lajçi ka reaguar lidhur me zhvillimet politike, debatet që po mbahen, duke thënë se Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tani edhe ata që e shanin duan të bëjnë qeveri me të, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se pse të gjithë po e sulmojnë Kurtin, pse po i vënë pengesa, pse po e shani e në anën tjetër po doni të bëni qeveri me të.

Ai ka shtuar se atij s’mund t’ia mbyllin derën por vetes po, se populli është më i madh dhe s’ka kush që e ndalë.

Postimi i tij i plotë:

Pse po flliqeni me mos dijen tuej?

Rri para televizorit. Dy e tri orë. Kalon mesnata tue ndrrua kanalet me shpresën se do ta gjejë dikë, (nga ata që flasin ma shumë se unë), që thonë jemi analistë, panelistë, gazetarë, që s'do t'thotë se VV-ja nuk ka me fitua!?

- Se nuk do t'jetë Albini Kryeministër!

Kalon mesnata tue fole analistët e vetshpallun me kanditatët për deputet, për Kryeministër e President e të gjithë thonë, edhe kundërkandidatët: Po VV-ja asht fituese mbi 50 për qind. Albini asht Kryeministri!

- Bile edhe ai që e shante para nji viti, tash po kërkon me ba Qeveri me Albinin!

N'rregull.

Po thoni ju që dini, se "analistë" politik jeni, e pse t'mos iu besoj edhe unë që rri si huni para TV-së tue iu shiqua?

Albini qenka fituesi!?

Shumë mirë. Fjala n'vesh t'Zotit!

Por s'po mundem pa çprush si pula n'hi!

Mos po mëshehet diçka jo e mirë mbrapa këtyne mendimeve e populli digjet si herave tjera?

Pse po e shani fitimtarin, kur po shprehni dëshirë me qenë bashkë me te n'Qeveri?

Pse po i veni pengesa atij për t'cilin, vet po thoni, se atë do ta zgjedh populli, se populli po e do?

E pse po i veni prita, pra?

Pse po e gjueni me gur si dreqin e Qabesë?

Ju të tjerët që ishit të tij, çka po turreni si hienat me pankarta e shkrime kantave t'bërllogut? Po të tijët ishit deri dje, t'mendimit e veprimit!?

Pse po flliqeni me etiketimin: Ai financohet nga Rusia e Serbia! Mbylljani derën e mos e leni n'katund as n'qytet!

Ju atij s'mund t'ia mbyllni dyert, vetvetes po, se populli asht ma shumë se ju e populli kur t'fshinë përpara, s'ka digë që e ndalë.

Bahuni burra t'mirë se populli nuk asht tue jetua n'kohën e territ informativ!

Me tapi kurrkush se ka këtë vend, as ketë pushtet. Jeni shqiptarë Ju e Ai e shqiptarë jemi edhe na, veç nëse s'na keni shartua për këto 20 vite e s'kemi bi bastardë e kopila e s'po e dimë!

Vota asht e lirë edhe mendimi, se për këtë luftoi dikush e gjymtyrët i lanë fushë betejave që atdheu t'jetë i lirë!

Pse po flliqeni me mosdijen tuej?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat