“Albin Kurti është mes tehut të thikës”, ky është paralajmërimi për liderin e Vetëvendosjes

Aktuale

“Albin Kurti është mes tehut të thikës”, ky është paralajmërimi për liderin e Vetëvendosjes

Nga: P.R Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:57
Albin Kurti

Sot ka nisur edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë. 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe pse nuk u certifikua nga KQZ që të jetë në garë për deputet, është i bindur në fitoren e Vetëvendosjes dhe zgjedhjen e tij si kryeministër i vendit. 

Por, analisti politik, Faton Mhemeti thotë se lideri i VV-së është në mes tehut të thikës.

 “Albini mes rrezikut të dështimit ose lavdisë së suksesit. Albin Kurti e arriti atë që kërkonte… Tanimë pushtetin e ka të sigurt. Mirëpo, çdo arritje ka edhe rreziqet e veta. Albini është mes tehut të thikës: të mbetet në histori si politikani më i pa korruptuar dhe më i miri, ose do të mbetet si mashtruesi më i madh”, ka shkruar Mehmeti, përcjellë “Bota sot”.

“Varësisht si qeveris, do e fitojë njërin ose tjetrin epitet. Koha do e tregojë se ku do ia bëj vendin vetës së tij”, shkruan analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat