Bytyçi: Ndalimi i kandidimit të Albin Kurtit i gabuar, ja pse VV nuk do të bëjë koalicion me këto dy parti

Aktuale

Bytyçi: Ndalimi i kandidimit të Albin Kurtit i gabuar, ja pse VV nuk do të bëjë koalicion me këto dy parti

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:52
Albin Kurti

Analisti Enver Bytyçi u shpreh se deri më sot Kosova ka kapërcyer dy epoka, dhe duket se kjo pas zgjedhjeve do të jetë epoka e tretë.

Bytyçi tha se dy partitë që kanë qeverisur vendin në vitit e fundit, LDK dhe PDK nuk do të mund të bëjnë koalicion me LVV sepse do të thotë që Vetëvendosja do të komprometonte qëllimet dhe idetë për të cilat është votuar në Kosovë.

Bytyçi: Deri më sot Kosova ka kapërcyer dy epoka, dhe duket se kjo do të jetë epoka e tretë. E para ishte ajo e Rugovës, e dyta ishte ajo e qeverisjes së Thaçit dhe Veselit, edhe pse ata të dy sot gjenden në Hagë. Këta dy figura kanë krijuar një konsens me njërit-tjetrin, por e kanë drejtuar qeverisjen drejt një nepotizmi dhe korrupsioni, si dhe një bashkëpunimi me krimin e organizuar. Politika dhe qeverisjes duhet të drejtohet kah qytetarëve. Rritja financiare duhet që të jetë me ritme më të shpejta dhe të zbatohen kriteret dhe standardet evropiane.

Dy partitë që kanë qeverisur vendin në vitit e fundit, LDK dhe PDK nuk do të mund të bëjnë koalicion me LVV sepse do të thotë që Vetëvendosja do të komprometonte qëllimet dhe idetë për të cilat është votuar në Kosovë. Prandaj mendoj se koalicioni i LVV-së do të bëhet me partinë e Haradinajt. Problemi mbete se duhet një shumicë parlamentare me 2/3 për të zgjedhur presidentit, sepse nëse nuk zgjidhet, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme sërish. Besoj se LDK dhe PDK së paku do të abstenojnë për këtë gjë. Nëse ato do të jenë në sallë, lejohet që presidenti të zgjedhjet edhe me 50 + % të votave. Nuk besoj se do të ketë bojkot të parlamentit nga ato.

Për Bytyçin ndalimi i Albin Kurtit moralisht dhe politikisht është i gabuar se dënimi i tij ka qenë për shkaqe politike.

Bytyçi: Gjykata e ka ndaluar Albin Kurtin që të kandidojë. Ata realisht ndalojnë që të ulet në sallën  e parlamentit. Për mua ndalimi i Albin Kurtit moralisht dhe politikisht është i gabuar se dënimi i tij ka qenë për shkaqe politike dhe për shkak se qeveria u rrëzua se ishte ilegjitime. Pikërisht këtij njeriu i mohohet e drejta që të konkurrojë me qeverinë që e hoqi nga pushteti. Ndalimi është një akt i palogjikë dhe i gabuar politikisht. Albin Kurti ka kërkuar që emri i tij të jenë në listë. Problemi është KQZ-jaq mund të mos e mandatojë si anëtar i parlamentit dhe nuk dihet se ku do të shkojnë këto vota të Kurti. KQZ po e vonon këtë vendim dhe ka treguar se nuk është e paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat