Pacolli: Albin Kurti zhgënjim i madh, 50 ditët e qeverisë së tij ishin të frikshme

Aktuale

Pacolli: Albin Kurti zhgënjim i madh, 50 ditët e qeverisë së tij ishin të frikshme

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:22
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së në Kosovë, Behgjet Pacolli ka shprehur në Çim Peka Live edhe zhgënjimin e tij me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

‘Albin Kurti për mua ka qenë një djalosh i cili ka folur me kurajon e tij, dhe që sot ka arritë të jetë në kulmin e politikëbërjes në Kosovë.

Unë personalisht jam shumë i zhgënjyer prej tij.

Jo prej inateve poltike.

Por vetë zhgënjimi im i parë është ai në 50 ditët e qeverisjes së tij, që për mua ishin të frikshme, dhe e them jo për mua, po për Kosovën.

Unë e kam votuar qeverinë e Albin Kurtit.

Unë kam dalë përtej atyre fyerjeve që i janë bërë Albin Kurtit dhe e kam mbrojtur atë në Parlament.

Të nësërmen kam insistuat që ti dorëzohet detyra në mënyrë ceremoniale dhe asgjë nuk i ka munguar momentit të dorëzimit të detyrës.

I kam dorëzuar në mënyrë dinjitoze punën time ministrore të jashtme.

Dhe as 10 ditë nuk kaloi nga qeveria, dhe askush nuk mori nga ata një minutë kohë për të më telefonuar.

E di z Kurti që nuk kam kërkuar asgjë në këmbim.

Mosmirënjohja është e dënueshme.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat