Konjufca fton diasporën ta padisin KQZ-në: Me pas qenë votues të PDK-së na i kishin nxjerr sytë

Aktuale

Konjufca fton diasporën ta padisin KQZ-në: Me pas qenë votues të PDK-së na i kishin nxjerr sytë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:04
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, ka inkurajuar mërgimtarët që ta padisin KQZ’së, siç thotë ai për mohim të së drejtës të votës.

‘Ata duhet me iu ba padi KQZ’së, për mohimin e të drejtës për votim. Deri tash kemi evidentu shumë raste që KQZ i ka eliminu.

KQZ është mjaftu me ato me telefonata’’, ka thënë Konjufca në një debat.

‘’Vullneti i KQZ është që votat e mërgatës të eliminohen. Pse sepse 7-80 për qind janë VV. Jam i bindur që për PDK’në, na kishin nxjerrë sytë, jo me ua cingërru në telefon, por kishin organizu video konferencë për me votu votuesit e PDK’së’’, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat