Sa ministri dhe zëvendësministra do t'i ketë Qeveria, tregon Kurti

Aktuale

Sa ministri dhe zëvendësministra do t'i ketë Qeveria, tregon Kurti

Nga: A.Morina Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:05
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se sa ministri do t’i ketë qeveria e tij, nësë arrin të shpallet kryeministër i vendit, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kurti në “Debat Përnime”, u shpreh se qeveria e re nuk do të ketë më shumë ministri se në qeverinë e kaluar.

“Nuk kemi me pas më shumë se 15 ministri, ashtu siç i kemi pasur në qeverinë e pranverës 2020”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, ai foli edhe për numrin e zëvendësministrave, pasi dihet se numri i këtyre të fundit është tejet i lartë.

“Ndërsa për zv/ministrat, tha që çdo ministri do t’i ketë nga 2 zëvendësministra”, theksoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat