Reagon KQZ-ja: Nuk po organizojmë sondazhe në rrjete sociale, mos i jepni të dhënat

Aktuale

Reagon KQZ-ja: Nuk po organizojmë sondazhe në rrjete sociale, mos i jepni të dhënat

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:45
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhevjeve ka reaguar lidhur me disa sondazhe që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe në të cilat thuhet se po organizohen nga ky institucion.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka demantuar vërtetësinë e këtyre sondazheve duke thënë se KQZ-ja asnjëherë nuk ka organizuar sondazhe dhe as nuk organizon.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë të pavërteta sondazhet të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale si të organizuara nga KQZ-ja. Nuk është aspak e vërtetë që KQZ-ja ka organizuar ndonjë sondazh të çfarëdo natyre. Gjithashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos japin të dhënat e tyre që u kërkohen, sepse ato mund të keqpërdoren”, tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat