Çun Lajçi tregon për cilin politikan do të votojë: Veç Ramushi ka mu gëzu!

Aktuale

Çun Lajçi tregon për cilin politikan do të votojë: Veç Ramushi ka mu gëzu!

Nga: A.Zh Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:45
Albin Kurti, Çun Lajçi dhe Vjosa Osmani; foto ilustrim nga "Bota sot"

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka treguar se do të votojë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

Ai ka ironizuar me Enver Hoxhajn e PDK-së, Fatmir Limajn e Nismës dhe Avdullah Hotin e LDK-së, duke thënë se do të “këqyrin për seri”.

Ndërsa, sipas tij vetëm Ramush Haradinaj i AAK-së do të gëzohet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Lajçit, pa ndërhyrje:

E din luga çka ka vekshi

Unë tash si virusash, muj me folë e me shkretnu e kush mos me ma nxanë për t'madhe! Se i smut ma. E thash para se me dekë t'iu dves: A bash krejt-krejt kini vendosë me votu Albinin a?

Ani me hajër se po m'duket edhe unë jam me juve!

E çka ka me ba Enveri?

Ka me i lëpi buzët e ka me kqyrë seri!

E Fatmiri?

Ka me thanë ma banë për inati që isha ma i miri.

Avdullahi ka me i hap duert me fluturua n'Kaçanik.

Veç Ramushi ka mu gëzu!

Pse?

Se e din luga çka ka vekshi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat