Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 06:08
Ilustrim

Ngjarjet e datës 8 Shkurt 2020

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti zhvillon një mëngjes pune me bizneset, të cilët do t’i njoftojë rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve. (Hotel Sirius, ora 8:30)

- Mbahet takimi i 195-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë. (Klinika e Neurologjisë, ora 11:00)

- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Arta Bajralija, Bajram Mavriqi, Hydajet Hyseni, Labinotë Demi Murtezi, Ilir Aliu Kapiti, Tinka Kurti mbajn tubim elektoral në Kamenicë. (Takimi me gazetarë në sheshin e qytetit të Kamenicës, ora 12:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, mban tubim elektoral në Podujevë. (Restorant “Diamond” në Podujevë, ora 12:30)

- Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës organizon shpërndarjen e materialeve edukativo-shëndetësore Kundër Epilepsisë. (Sheshi "NÑ‘nÑ‘ Tereza”, ora 13:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti mban tubim elektoral në Obiliq. (Shtëpia e Kulturës në Obiliq, ora 14:00)

- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe kandidatët Mirlinda Tishukaj, Labinote Murtezi Demi, Hydajet Hyseni, Nijazi Isaku, Rreze Duli mbajn tubim elektoral në Viti . (Takimi me gazetarë në sheshin e qytetit të Vitisë, ora 15:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti mban tubim elektoral në Fushë Kosovë (Restoran “Anabenz”, në Fushë Kosovë, ora 15:45)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti mban tubim elektoral në Lipjan. (Restoran “Agi3” në Lipjan, ora 16:30)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të vizitojë fabrikën për prodhimin e barnave "Trepharm" si dhe do të mbajë tubim në "Ana Benz". (Restaurant "Ana Benz" Korroticë, ora 17:30)

- Lidhja Demokratike e Kosoves prezanton programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga Podujeva, Fushë Kosova, Lipjani dhe Obiliqi. (Përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat