Albini, Vjosa dhe Glauku u japin “goditjen” zërave propagandues, të tre bashkë marshojnë në Dardanë

Aktuale

Albini, Vjosa dhe Glauku u japin “goditjen” zërave propagandues, të tre bashkë marshojnë në Dardanë

Nga: D.RR Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:39
Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ditët e fundit, nëpër kryeqytet janë vendosur disa grafitë ku bëhet thirrje të mos votohet Vjosa Osmani por vetëm Glauk Konjufca, e kjo u pa si një propagandë nga partitë tjera.

Gjithashtu, propagandat nuk u ndalën kur u tha se Konjufca e Kurti kanë prishur raportet, pasi nuk po dalin bashkë në fushatë.

E të gjithë këtyre zërave, u kanë dhënë përgjigjet sot Kurti, Konjufca dhe Osmani.

Ata të tre marshuan sot në qytetin e Dardanës, për t’u takuar me qytetarë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat