Kimete Berisha i reagon Isa Mustafës: Unë shkruaj çka dua, e jo çka di se t’kisha lënë t’pakur

Aktuale

Kimete Berisha i reagon Isa Mustafës: Unë shkruaj çka dua, e jo çka di se t’kisha lënë t’pakur

Nga: N.Sh Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 19:17
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Ishte Mustafa që më herët përmes një shkrimi në Facebook, kishte “goditur” analistët.

“Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa  portaleve, nuk është veçori e LDK-së. Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kënaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”, kishte shkruar Isa Mustafa.

E pas kësaj, menjëherë ka reaguar edhe Kimete Berisha e cila thotë se nuk shkruan atë që din, por atë që dëshiron, përndryshe sipas saj, do ta “kishte pakur” Mustafën.

“Të siguroj se nuk varet prej nesh, prej neve pseudo-analistëve qysh na quan Ti, as prej profesorëve që ti i nënçmon sepse jetojnë jashtë Kosovës”, shkruan Berisha.

Sipas saj, Kurti i fiton zgjedhjet, kurse Mustafa duhet të qetësohet.

Postimi i plotë:

Kujt i thua ti 'kënaçe politike'?

You talkin' to me?

Se nëse e ke fjalën për mua, boll gabim e ke.

Unë jam e mirë, e butë, e urtë, e kam trupin si shishe e coca-colës. Ti mos e tërheq fjalën.

Thuaj çka ta do loçka e zemrës, por gjynah që zemra po të do kaq pak.

Nëse do, mund të të ndihmoj të shkruash kundër meje.

Se fati  yt që unë shkruaj veç çka dua, e jo krejt çka di, se t'kisha lënë t'pakur çka t'kisha thënë tani në këtë çast.

P.S. Albin Kurti i fiton zgjedhjet, bindu Isa Mustafa dhe qetësohu.

Me rend është kjo dynja.

Të siguroj se nuk varet prej nesh, prej neve pseudo-analistëve qysh na quan Ti, as prej profesorëve që ti i nënçmon sepse jetojnë jashtë Kosovës.

Ndjeke logjikën.

Nuk vendosim Ne me shkrimet tona kush i fiton zgjedhjet.

Ke vendosur Ti që zgjedhjet ti fitojë Albin Kurti..

You know what I mean?

Je bërë bozë,

oh sa helaq je bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat