Letra e Biden për njohjen e Kosovës, diplomati i njohur i reagon qeverisë së Edi Ramës: Pse nuk bashkohet...

Aktuale

Letra e Biden për njohjen e Kosovës, diplomati i njohur i reagon qeverisë së Edi Ramës: Pse nuk bashkohet...

Nga: N. H Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 19:53
Shaban Murati

Lidhur me letrën e presidentit Amerikan, Joe Biden, ka reaguar edhe diplomati i njohur, Shaban Murati.

Murati përmes një shënimi, ka bërë një pyetje publike pse qeveria e Shqipërisë nuk e përshëndet dhe nuk bashkohet me kërkesën e presidentit Joe Biden drejtuar dje Serbisë për njohjen e Kosovës.

Sipas Muratit, dikur qeveria shqiptare e kishte përshëndetur brenda ditës planin e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave territoriale greke në detin dhe në ishujt grekë të Jonit.

Ja reagimi i plotë:

“Një pyetje e natyrshme”,

“Përse qeveria e Shqipërisë nuk e përshëndet dhe nuk bashkohet me kërkesën zyrtare të presidentit të ri amerikan Joe Biden drejtuar me shkresë zyrtare në 7 shkurt 2021 Serbisë për njohjen e Kosovës.

Në një kohë që qeveria e Shqipërisë e ka përshëndetur brenda ditës planin e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave territoriale greke në detin dhe në ishujt grekë të Jonit?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat