Premtimi i madh i Pacollit: 10 mijë euro për nënat pas fëmijës së tretë

Aktuale

Premtimi i madh i Pacollit: 10 mijë euro për nënat pas fëmijës së tretë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 01:02
Kandidati për President të Kosovës, Behgjet Pacolli

Kandidati për President të Kosovës, Behgjet Pacolli ka elaboruar premtimin që ka bërë kandidati për deputet nga lista LDK-AKR, Islam Pacolli.

“10 mijë euro do të jepen për nënat pas fëmijës së tretë”. Ky ishte një premtim që ka bërë Islam Pacolli.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo ishte një pikë diskutimi mes tij dhe Islamit.

“Është premtim jashtëzakonisht i mundur ky premtim. Ka qenë një diskutim i imi me Islamin. Ato nuk do të paguhen si para për nënat, por do të jepet një certifikatë për nënat pas fëmijës së tretë . Ajo certifikatë do të kthehet në para pasi ai fëmijë do t’i mbush 18 vjet. Pra ai çek do të kthehet në para. Kjo është në programin tonë elektoral”, ka thënë më tej Pacolli.

AKR në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit do të garojë me 6 kandidatë në një listë të përbashkët me LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat