Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 05:58
Ilustrim

- Organizata Jo Qeveritare “Ngritja e Zërit”, dorëzon për herë të nëntë dosje në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese,ora 9:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Malishevë. (Restoran “Goni” në Malishevë, ora 12:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e radhës për media, në të cilën do të shpalosën të gjeturat e monitorimit të gjashtë ditëve të fushatës zgjedhore, mediave dhe aspektin e financimit të partive politike. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 13:00)   

- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani shoqëruar nga kandidatët për deputetë Salih Zyba, Albana Gashi, Hysen Durmishi, Drita Millaku, Yllza Hoti vazhdojn fushaten elektorale në Suharekë. (Sheshi i qytetit "Fadil Vata", ora 13:30)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 14:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Rogovë. (Shkolla fillore “Asllan Berisha” në Rogovë, ora 15:45)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Gjakovë. (Pallati i Kulturës në Gjakovë, ora 17:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë tubime me qytetarë në Prizren. (Hotel Rexos në Prizren, ora 18:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë tubime me qytetarë në Malishevë. (Restaurant Palace në Malishevë, ora 19:30)
 
- Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjakovës. (Përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së, ora 20:00) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat