Faqja zyrtare e ministrisë së Agim Veliut, akoma mban Albin Kurtin në ballinë

Aktuale

Faqja zyrtare e ministrisë së Agim Veliut, akoma mban Albin Kurtin në ballinë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:17
Faqja zyrtare e një ministrie akoma mban Albin Kurtin në ballinë

Albin Kurti sa ishte kryeministër në koalicion qeverisës me LDK-në zvogëloi numrin e ministrive në 14 nga 21 sa ishin, ku disa ministri u bën bashkë.

Ministria e Punëve të Brendshme ishte ministri e veçantë sikur edhe ajo e Administratës Publike, por këto dy ministri u bën një duke u quajtur Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP).

Faqja në internet e kësaj ministrie ekziston ende dhe në ballinë të saj mban një foto të Kurtit sa ishte kryeministër, konkretisht një aktivitet ku ai kishte marrë pjesë më datë 20 mars të vitit 2020 në përurimin e ndërtesës së Institutit të Kosovës për Administratë Publike.

Por ky është postimi i fundit që është bërë në këtë faqe, pasi më nuk ka pasur asnjë postim që nga  rrëzimit i Qeverisë Kurti.

Me ardhjen e Qeverisë Hoti, Ministria e Punëve të Brendshme ka mbetur si ministri e veçantë ku publikohen aktivitetet e ministrit Agim Veliu dhe kësaj ministrie.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat