Gjini: Nuk po shantazhojmë BE’në me bashkim kombëtar

Aktuale

Gjini: Nuk po shantazhojmë BE’në me bashkim kombëtar

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:33
Anëtari i AAK’së, Ardian Gjini

Anëtari i AAK’së, Ardian Gjini ka thënë se përmendja e bashkimit kombëtar nga ana e subjektit të tij nuk është shantazh ndaj askujt.

Ai ka thënë se nuk po mundohen të bëjnë lojën e Serbisë me shantazhe por po thonë një të vërtetë.

“Nuk po shantazhojmë BE’në me bashkim kombëtar. Mos flitni sikur qarqet serbe gjatë viteve 90-ta. Atëherë thuhej se po shantazhonim BE’në dhe SHBA’në me UÇK’në. Por kjo nuk ishte e vërtetë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka treguar arsyen pse kjo ide ka lindur.

“Neve po na shtrëngohet laku, dhe kur të shtrëngohet laku atëherë nuk kemi zgjidhje tjetër. Cfarë mund tu themi fëmijëve dhe të rinjve pas disa viteve në vitin 2024 kur jemi të izoluar nga të gjithë, pa viza dhe pa integrim. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Bashkimi atëherë do të ishte zgjidhja e vetme”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat