Reagon Selim Selimi për miratimin e racizmit nga gjykata serbe

Aktuale

Reagon Selim Selimi për miratimin e racizmit nga gjykata serbe

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:38
Selim Selimi

Ministri në detyrë i Drejtësisë dhe kandidati për deputet nga AAK Selim Selimi, ka përgëzuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafën për punën e mirë që po e bën atje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e barabartë në Serbi.

“Një shembull tjetër që Serbia ka nevojë për denazifikim! Ragmi, miku im, ti mbetesh një nga zërat e paktë që kërkon respektimin e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e barabartë në Serbi.

Nuk jeni vetëm, jemi pranë jush”, ka shkruar Selimi.

Termi, ‘denazifikim’, është përdorur për kuptimin e eliminimit të përhershëm të lidershipit, institucioneve dhe ndjenjat në mendësinë kolektive të gjermanëve që e mbështesnin regjimin e Hitlerit dhe ideologjinë naziste gjatë luftës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat